Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Avokado, ideal për pacientët me diabet

Avokado është një prej frutave më të shëndetshëm që eksiztojnë. Përveç shumë sëmundjeve, avokado është vërtetuar që redukton rezistencën ndaj insulinës.

Një studim  bërë nga Universiteti Guelph në Kanada, ka vërtetuar që avokado është perfekt për të parandaluar tipin 2 të diabetit.

Tipi 2 i diabetit, parandalon trupin që të procesojë në mënyrë të suksesshme glukozën ose sheqerin në gjak. Tek njerëzit pa diabet, ky proces ndodh me ndihmën e hormonit të quajtur insulin. Tek pacientët me diabet, trupi nuk e prodhon mjaftueshëm këtë hormon.

Të dy tipet e diabetit, nuk mund ta largojnë të gjithë glukozën nga gjaku e nëse kjo nuk menaxhohet – mund të shkaktojë probleme të mëdha shëndetësore përfshirë: sëmundjet të zemrës dhe probleme me veshka.

Kurse studiuesit kanadez, për tetë javë i kanë ushqyer minjtë me ushqime me yndyrë të lartë në mënyrë që të fitojnë peshë dhe të bëhen rezistent ndaj insulinës. Më pas për pesë javë të tjera, tek këta minj ata shtuan si pjesë të dietës edhe avokadon.

Pas 13 jave, minjtë që kishin ngrënë avokado shtuan më pak peshë se sa të tjerët që nuk e konsumonin avokadon.

Youtube

Arkiva

Kategoritë