Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Avantazhet dhe disavantazhet e konsumimit të ujit gjatë natës

Organizmi njerëzor ka nevojë për ujë për të funksionuar normalisht dhe konsiderohet se ai duhet të konsumohet për ta ruajtur vitalitetin e organeve. Gjithashtu, konsumimi i ujit të mjaftueshëm siguron hidratim, megjithatë shpesh shtrohet pyetja se cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e konsumimit të ujit para gjumit.

Nëse ndiheni të dehidratuar gjatë natës atëherë duhet të pini ujë, megjithatë, tek disa njerëz kjo mund të shkaktojë urinim të shpeshtuar gjatë natës ose nikturi.

Nikturia paraqet nevojën e shtuar të urinimit gjatë natës, megjithatë, kur një person është duke fjetur organizmi i njeriut prodhon hormone që e ngadalësojnë funksionin e veshkave, duke e reduktuar nevojën për të urinuar. Një “kombinim” i tillë i ndihmon njerëzit të mos e frekuentojnë shpesh tualetin gjatë natës dhe të flenë të papenguar, pasi ndërprerjet e shpeshta të gjumit e rraskapitin dukshëm organizmin.

Çdo person duhet të pijë lëngje kur ndien se organizmi i tij është dehidruar, por edhe kur ka rrezik të lartë për këtë.

Disa nga shenjat e dehidrimit janë etja, goja, sytë dhe zgavra e hundës “të thata”, nevoja e rrallë për urinim deri në katër herë në ditë, dhe ndryshimi i ngjyrës dhe aromës së urinës.

Ajo që shpesh ndikon në dehidratim janë mjediset “e ngrohta” dhe ekpozimi i zgjatur ndaj diellit, si dhe aktivitetet intensive psikike dhe të gjitha ato që shkaktojnë djersitje të tepruar, diabeti, diarreja dhe të vjellat, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe ethet.

Sipas Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA) për organizmin e njeriut mund të jetë fatale nëse një person humb më shumë se dhjetë për qind të lëngjeve.

Gjithashtu nuk ekziston ndonjë përgjigje e saktë se sa duhet të pimë ujë gjatë ditë, ndërsa ekspertët thonë se etja është treguesi më i mirë për njerëzit se sa shpesh kanë nevojë të konsumojnë lëngje.

Sipas hulumtimeve, femrave u këshillohet të konsumojnë afro 2.7 litra ujë në baza ditore, ndërsa meshkujve një litër më shumë. Në këto sasi është llogaritur edhe uji që ndodhet në ushqimet që i konsumojmë gjatë ditës e që është rreth 20 për qind.

Youtube

Arkiva

Kategoritë