Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Aty ku ju grumbullohet yndyra në trup, zbulon shëndetin tuaj

Ju grumbullohet yndyra vetëm në pjesën e poshtme të barkut, në gjithë pjesën e sipërme të trupit apo kryesisht në bel, vithe dhe kërdhokulla?

Mësoni cili rast ka të bëjë me ju dhe çfarë mund të bëni lidhur me këtë çështje.

Është gjë e mirë që për çdo formë trupi, pa marrë parasysh sa yndyrë është grumbulluar, ekziston ushtrimi ideal me të cilin mund ta eliminoni yndyrën e tepërt, transmeton Telegrafi.

Yndyrat në pjesën e sipërme të trupit – do të thotë që hani më shumë seç keni nevojë dhe për të ulur tepricën, do të duhej të ushtroni.

Njerëzit te të cilët yndyra grumbullohet në pesën e sipërme të trupit rrezikohen shumë nga diabeti i tipit 2, apneja në gjumë dhe ngritja e lartë tensionit të gjakut, i cili ndikon në shtimin e rrezikut nga infarkti dhe sëmundjet e tjera të zemrës.

Bark i madh – zakonisht është rezultat i konsumimit të pamasë të alkoolit. Nëse dëshironi të jeni i shëndetshëm, është e domosdoshme të ulni konsumimin e alkoolit, më mirë do të ishte që ta eliminoni tërësisht nga jeta.

Yndyra në pjesën e poshtme të barkut – personat e këtillë më së sheshti vuajnë nga depresioni dhe ankthi, por do t’u ndihmojnë teknikat e relaksimit dhe ushtrimeve.

Stomak i madh yndyror dhe yndyrat në pjesën e sipërme të shpinës – depozitimi i këtillë i yndyrës zakonisht është rezultat i mënyrës së jetës në pozitë të ulur. Sapo të filloni të ushtroni dhe të lëvizni më shumë, yndyra do të shkrihet.

Nëse keni këtë tip të trupit është me rëndësi të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak, sepse mund të keni sheqer në nivel të lartë.

Është shumë më mirë ta përgatisni trupin nga racionet e mëdha në racione të vogla, jo në tri racione të mëdha në ditë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë