Mar, Maj 17, 2022
Banner Top
Banner Top
Asgjësohen 300 kilogramë mish i prishur në Skenderaj

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se falë bashkëpunimit me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë, janë asgjësuar 300 kilogramë mish, të cilët ishte i prishur dhe pa dokumentacion.

Ngjarja sipas njoftimit për media thuhet se ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës, kur Policia e Kosovës ka identifikuar automjetin që po transportonte mishin.

“Në këtë rast, është ftuar Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Skenderajt dhe Prokuroria, që kanë ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personit të kapur në flagrancë. Sasia e mishit është asgjësuar dhe groposur sipas procedurave të kërkuara, nga Kompania “Uniteti””, thuhet në njoftim.

Pas këtij rasti, ka reaguar edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, i cili ka thënë se shëndeti publik dhe jeta e qytetarit, janë të shenjta.

“Dhe derisa janë të tilla, do të godasim me forcën e ligjit kudo që ka veprime të paligjshme në tregti, veçmas në rastet kur haset në shitje të gjerave ushqimore me afat të skaduar. Fal koordinimit dhe bashkëpunimit mes Komunës së Skenderajt, Policisë dhe Prokurorisë, janë identifikuar, asgjësuar dhe groposur rreth 300 kg mish”, është shprehur Nura, duke i ftuar të gjithë qytetarët të lajmërojnë Inspektoratin dhe organet tjera relevante, për çdo parregullsi apo shkelje ligjore. 

Arkiva

Kategoritë