Në Kosova tashmë kanë arritur 10 mijë doza të vaksinës antiCOVID-19, donacion nga Kroacia.
Kontingjenti i vaksinës antiCOVID-19 ka arritur të mërkurën mbrëma në Kosovë. Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
Ndryshe, më 6 maj në takimin me kryeparlamentin Glauk Konjufca, kryediplomati kroat Gordan Grlic-Radman pati konfirmuar se Kroacia ka siguruar 10 mijë vaksina anti-Covid për Kosovën.
Marrëveshja për ardhjen e tyre është nënshkruar më 24 maj mes ministrit Arben Vitia dhe ambasadores kroate në Kosovë, Danijela Barishiq.