Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Arrestohet një person si pasojë e lajmërimit të rremë në polici

Policia e Kosovës ka prangosur personin D.M, si pasojë e lajmërimit të rremë dhe publikimit të videos në TikTok.

Në një video të publikuar në TikTok personi D.M, telefonon policinë dhe bënë deklarim se kinse ka nevojë për ndihmë, mirëpo ai deklaron rrejshëm.

Ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Duke parë angazhimet dhe nevojën për veprime policore në ofrimin e ndihmës ndaj qytetarëve që kanë nevojë për prezencë policore, rastet e tilla pengojnë punën policore dhe janë të kundërligjshme, andaj Policia e Kosovës do të ndërmerr masa të menjëhershme ndaj të gjithë personave që mund të përfshihen në raste të tilla“, thuhet në njoftimin e PK-së.

Më poshtë mund të shihni videon.

Youtube

Arkiva

Kategoritë