Janë arrestuar katër persona pasi dyshohet të kenë vjedhur gjësende me vlerë prej 70 mijë euro në një market në Prishtinë.
Vjedhja ka ndodhur më 6 tetor, ndërsa lajmin për arrestimin e të dyshuarve e konfirmon sot zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një intervistë për Telegrafin.
“Nga hetuesit policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, sot janë arrestuar katër persona të dyshuar. Për tre nga ta ekziston dyshimi i arsyeshëm të jenë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë ndërsa i katërti është arrestuar për posedim të paautorizuar të armëve. Rasti i vjedhjes ka ndodhur me datën 06.10.2020 në lagjen Veterrnik në Prishtinë, saktësisht në një market, ku janë vjedhur gjësende në vlerë rreth 70.000 euro. Personat e dyshuar : F.A. (mashkull) 2000, B.A. (mashkull) 1995, M.G. (mashkull) 1996 pas arrestimit me autorizim të prokurorit janë dërguar në mbajtje“, deklaroi ajo.