Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Aroma e partnerit ndikon në reduktimin e stresit

Shumë vajza preferojnë të veshin bluzën e të dashurit dhe e shijojnë aromën e veshjes së tij. Shkenca, tani tregon që kjo gjë ndihmon në stres.

Sipas American Psychological Associaton, aroma e të dashurit ndihmon në reduktimin e stresit. Në këtë studim ku morën pjesë 96 çifte, burrat mbajtën të veshur bluzën për 24 orë, pa përdorur deodorant, parfum apo edhe produkte të tjera që përmbajnë aromë. 

Kurse grave me symbyllur iu paraqiten tre lloje të bluzave: një bluzë të veshur nga partneri, një të veshur nga një person tjetër e një bluzë e paveshur. Atyre u kërkua që të zgjedhin njërën nga bluzat.

Gratë që zgjedhën bluzën e partnerit, përjetuan më pak stres se sa ato që nuk zgjedhën atë të partnerit. Kjo gjë, u dha hulumtuesve një arsye të besojnë që aroma e partnerit, ndikon në reduktimin e stresit tek gratë./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë