Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Armend Zemaj bashkë me policët dhe inspektorët mbyllin disa kafiteri në Prishtinë

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, së bashku me policët edhe inspektorët mbrëmë mbyllen disa kafiteri në Prishtinë, që shkelnin rregullat-grumbullim i madh në hapësirë të vogël,  në kundërshtim me masat anti-Covid.

Zemaj ka shkruar në Facebook se respektimi i masave anti-Covid, është obligim për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha bizneset private ku mund të ekzistojë rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës.

“Shifrat e frikshme në tërë Evropën dhe rekomandimet e institucioneve tona, ka mobilizuar organet për zbatimin e masave anti covid. Kushdo që shkel masat anti covid, do të përballet me sanksione dhe pasojat e shkeljes së këtyre rregullave”, ka shkruar ai.

Përndryshe, kafiteritë që janë mbyllur janë në rrugën “Rexhep Luci”, në “Rrugën B”, te “Kafet e Vogla” dhe te “Kafet e rakisë”./Familjajonë

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3495190097194512

Youtube

Arkiva

Kategoritë