Anemia e mungesës së hekurit rezulton nga depot e ulëta ose të varfra të hekurit, të cilat nevojiten për të prodhuar qeliza të kuqe të gjakut. Gjakderdhja e tepërt është shkaku më i zakonshëm.
Ndërsa rezervat e hekurit zvogëlohen, palca e eshtrave prodhon gradualisht më pak qeliza të kuqe të gjakut.
Kur rezervat janë të varfra, qelizat e kuqe të gjakut nuk janë vetëm më pak në numër, por gjithashtu abnormale të vogla në madhësi.
Mungesa e hekurit është një nga shkaqet më të shpeshta të anemisë dhe humbja e gjakut është shkaku më i zakonshëm i mungesës së hekurit tek të rriturit. Në meshkuj dhe femra në postmenopauzë, mungesa e hekurit zakonisht tregon gjakderdhje në traktin digjestiv.
Simptomat e anemisë së mungesës së hekurit tentojnë të zhvillohen gradualisht dhe janë të ngjashme me simptomat e prodhuara nga lloje të tjera të anemisë, siç janë lodhja, dobësia dhe zbehja.
Pasi testet e gjakut tregojnë se një person ka anemi, shpesh bëhen teste për mungesën e hekurit.
Për shkak se gjakderdhja e tepërt është shkaku më i zakonshëm i mungesës së hekurit, hapi i parë është gjetja e burimit të tij dhe ndalimi i gjakderdhjes.
Futja normale e hekurit në dietën ushqyese zakonisht nuk mund të kompensojë humbjen e hekurit për shkak të gjakderdhjes kronike, dhe trupi ka një rezervë hekuri shumë të vogël. Rrjedhimisht, hekuri i humbur duhet të zëvendësohet me marrjen e shtesave të hekurit.
Korigjimi i anemisë së mungesës së hekurit me shtesat e hekurit zakonisht zgjat nga 3 deri në 6 javë, edhe pas mbarimit të gjakderdhjes.
Andaj, shtesat e hekurit zakonisht merren përmes gojës (peros).
Një shtojcë hekuri absorbohet më mirë kur merret 30 minuta para mëngjesit me një burim të vitaminës C (ose lëng portokalli ose një shtojcë vitaminë C).
Ndonjëherë, hekuri është dhënë edhe në formë intravenoze kur nevojiten sasi të mëdha të tij ose kur personi nuk mund të tolerojë marrjen e hekurit nga goja.