Emisionit “Familjajonë”, tani iu është bashkangjitur një antare e re, e shtuna për shikuesit e rubrikës “Magjikët e Familjes” tash e tutje do të prezanohet nga një ëmbëlsirë e vogël, e kush më mirë se sa vetë emri i saj, Ambla di ta përshkruaj personalitetin e saj.
E shtyer nga ëndrra për tu bërë moderatore, ajo tani ka gjetur folenë e saj “Familjajonë”, ku edhe do ta vazhdoj pasionin e saj për botën e televizionit.
Ambla Mehmeti, është një 10 vjeqare e cila e ka në qef pianon por që në njohurit e saj bënë pjesë edhe lënda e matematikës. Ajo tash e tutje do të i intervistojë moshatarët e saj, për të nxjerrë nga ta më të mirën dhe tu ofrojë mundësi të gjithë atyre që kanë talent.
Dyert e “Familjajonë”, janë gjithmonë të hapura për persona kreativ dhe entuziast, këtë rradhë në hapjen e tyre ndihmuan edhe miq të vjetër të familjajonë, gjiganti i ndërtimit, Kompania “TREGTIA” u tregua i gatshëm që tani e tutje ta përkrahë ëndrrën e Amblës.
AMBLA, MIRËSERDHE NË EKIPIN E FAMILJAJONË!