Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Ambasada e Kosovës në Gjermani: 608 kosovarë të infektuar me koronavirus kanë hyrë në Gjermani

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar se për një muaj në territorin e Gjermanisë kanë hyrë 608 kosovarë të infektuar me koronavirus.

Sipas njoftimit, këta shtetas, me shtëtësi të Kosovës, të dyfshitë dhe atë të Gjermanisë, vendlindje paraqesin numrin më të lartë të të infektuarve që janë kthyer në Gjermani pas pushimeve.

Njoftimi:

Të dashur Bashkatdhetarë!

Në bazë të numrave të fundit të hartuar nga Robert Koch Institut, në katër javët e kaluara në territorin e Gjermanisë nga Kosova kanë ardhur 608 persona të infektuar me COVID 19. Të gjithë këta shtetas tanë (me shtetësi të Kosovës, me shtetësi të dyfishtë apo me shtetësi të Gjermanisë) që kanë qëndruar në vendlindje paraqesin numrin më të lartë të të infektuarve që janë kthyer në Gjermani pas pushimeve. (Pasuar nga Serbia me 227 persona, Turqia 166, Bosnja e Herecegovina 105 etj.).

Ju lutemi të bëni kujdes gjatë pushimeve në Kosovë dhe të zbatoni udhëzimet e Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Apelojmë pokështu që posa të futeni në territorin e Gjermanisë të bëni testet- në aeroporte dhe vendbanimet ku jetoni. Përndryshe do të ballafaqoheni me masa të ashpra nga autoritetet gjermane.

Ruajeni veten dhe të afërmit tuaj: Distancë, Maskë, Higjienë!

Me respekt,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë