Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Aloe Vera është quajtur prej shekujsh ‘bima e mrekullisë.’ Ajo është përdorur gjërësisht në një pafundësi produktesh, por kjo bimë bën me të vërtetë mrekullira për shëndetin e organizmit.

Gjethja mrekullibërëse përmban 200 përbërës të dobishëm, përfshirë 20 minerale, 18 amino acide dhe 12 vitamina.

Aloe Vera ul inflamacionin në kocka dhe përshpejton shërimin nga sinoziti. Ajo bën mrekullira edhe kundër rrjedhjeve të hundëve.

Lajmi i mirë është që Aloe Verën e gjejmë kudo, madje mund ta rrisim vetë në shtëpi dhe falë saj të përgatisim kura nga më të ndryshmet.

Aloe Vera përdoret shumë kundër sinozitit
Mund të krijoni një locion spërkatës me ujë deti ose ujë me kripë dhe Aloe Vera.

Kombinoni 500 ml me ujë me kripë dhe 50 ml me lëng të Aloe Verës, pothuajse sa një filxhan kafeje.

Hidheni lëngun në një shishe ekzistuese për spray në hundë dhe përdoreni sipas nevojës disa herë në ditë.

Do të merrni qetësim dhe shenjat e sinozitit do të fashiten brenda pak kohe.

Aloe Vera për rregullimin e frymëmarrjes
Prisni në gjysmë një gjethe të Aloe Verës. Shtrydheni me gishta lëngun xhelatinoz dhe hidheni në një shishe të vogël qelqi me ngjyrë të errët. Ruajeni për përdorim të mëvonshëm.

Hidhni nga dy pika në secilën vrimë të hundës përpara se të bini në gjumë.

Do të ndjeni menjëherë zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe do të shijoni një gjumë të qetë.

Mënyra e dytë është të hidhni disa copa të gjethes së Aloe Verës dhe disa gjethe eukalipti në një enë me ujë. Lëreni ujin të valojë dhe më pas hiqeni nga zjarri.

Mbulojeni kokën me një peshqir dhe thithni avullin që lëshon lëngu me gjethet fantastike. Kjo është një kurë e mrekullueshme kundër rinitit.

Kjo është rrufa e vazhdueshme që vjen si pasojë e ftohjeve dhe flukseve të korrenteve të ajrit edhe gjatë vjeshtës.

Ju mund të përdorni edhe gjethen e Aloe Verës duke e vendosur atë në ballë për disa minuta. Xhelin mund ta përdorni në kompresa kundër dhimbjes së kokës, bllokimeve të frymëmarrjes dhe për qetësim.

Aloe Vera si zgjidhje natyrale
Një studim i vitit 2011 nga Universiteti Johns Hopkins në Baltimore të Shteteve të Bashkuara, nxorri në pah përfitimet që vinin nga përzierja e 5 vajrave natyralë me antioksidantë siç janë aloe vera, arrë kokosi, portokall, nenexhik dhe vitamina E.

Studiuesit arritën në konkluzione të rëndësishme. Këto vajra mundeshin të ulnin me sukses inflamacionin dhe stresin oksidues që shkaktojnë probleme në mukozën e hundës dhe në rrugët e frymë marrjes./AgroWeb.org

Youtube

Arkiva

Kategoritë