Hën, Kor 15, 2024
Banner Top
Banner Top
ALIU, edhe një tjetër histori e harruar!

Albina Selmanaj

Ali Neziraj i njohur edhe si Aliu është njëri nga lypsarët që del rrugëve të Mitrovicës për të mbledhur para për familjen e tij. Aliu është 29-vjeç dhe është me nevoja të veçanta dhe ngecje në zhvillim.

Si emër u bë i njohur para dy muajsh kur edhe u sulmua fizikisht dhe mori lëndime trupore nga një biznismen i njohur nga po i njëjti qytet.

Kjo ngjarje mori vëmendje të madhe dhe shumë njerëz të vullnetit të mirë i dolën në ndihmë Aliut gjatë asaj periudhe, përfshirë këtu edhe ftyra publike. Sipas burimeve të Familjajonë, Aliu tani vazhdon të bëjë të njëjtën rutinë, mirëpo shpeshherë ka dhimbje si pasojë e lëndimeve të marra nga sulmimi.

Gjendja e Aliut nuk është hiç e mirë, ai ende po vazhdon me lypë dhe këmbën e ka ashtu ende të sëmurë siç e ka pas më herët. Sa i përketë lëndimeve të marra nga sulmi, ai ka dhimbje herë pas here si pasojë e rrahjes, por ai po ashtu vuan edhe nga sëmundje të tjera si epilepsia dhe nuk është mirë“, ka deklaruar burimi.

Pas rastit në fjalë, Aliu u ndihmua me të holla dhe gjëra ushqimore, mirëpo një gjë e tillë nuk është që vazhdoj edhe për shumë kohë, sipas burimit gjatë asaj kohe atij ju premtua edhe ndihmë mjekësore mirëpo, nuk është që iu realizua ndonjëherë me të vërtetë.

Gjatë asaj periudhe i kanë ndihmu shumë si me pare si me harq e kanë vizitu shumë njerëz prej qyteteve t’ndryshme, i kanë dhënë dhe ka qenë shumë falenderues edhe familja, ndërsa sa i përket ndihmës mjeksore atij i kanë premtu që kanë me dergu te mjeku, po nuk është qe e kanë realizu ose me dergu ndonjëherë te mjeku, përveç familjareve të vetë dhe komshijeve“, tha burimi.

Ditët kaluan dhe rasti i Aliut u zbehë dhe u harrua, tani ai nuk merr më ndihmë në asnjë aspekt çoftë edhe në atë shëndetësorë. Sipas burimit, gjendja e Aliut ende është e njejtë dhe ai po vazhdon të sakrifikojë për familjen e tij përmes mbledhjes së parave në qytetin e Mitrovicës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë