Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Aksident tragjik në Bullgari, së paku 46 të vdekur

Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, raportohet se kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Mediat raportojnë se në mesin e të vdekurve ka edhe fëmijë, ndërkaq aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Siç raportohet në media disa persona janë nxjerrë të gjallë dhe janë dërguar në spital.

Për aksidentin tragjik ka shkruar edhe komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

“Lajm i tmerrshëm aksidenti tragjik në Bullgari në orët e hershme të mëngjesit. Ngushëllime familjeve dhe miqve të viktimave si dhe qytetarëve dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut. Uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, shkruan Varhelyi.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka reaguar pas aksidentit që ndodhi në Bullgari ku një autobus u përplas dhe mori flakë duke i marrë jetën 46 personave.

Ajo deklaroi se të vdekurit janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.

Youtube

Arkiva

Kategoritë