Një vajzë e mitur ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve të marra nga një aksident i shkaktuar javë më parë në magjistralën Shtime – Komoran.
Sipas raportit të Policisë, ngjarja kishte ndodhur më 30 tetor të këtij viti. Që prej asaj kohe vajza është duke u trajtuar në QKUK, por që nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i cili dha urdhër që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në obduksion. /familjajone