Tetë person dyshohet të kenë vdekur si pasojë i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martes.
Siç raporton Abcnews.al, aksidenti ka ndodhur në rrugën Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar.
Automjeti i tipit Mercedes Benz, ka dalur nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Vjosa.
Raportohet se shtatë viktima janë shtetas të huaj, po ashtu edhe shoferi i automjetit, nga Shkodra.
Në vendin e ngjarjes ka dalur policia dhe Prokurori, që po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik, si dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë