Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Ajshe A. dëshiron kontaktin me fëmijën e saj biologjik dhënë për birësim në vitin 1989, Kushtetuesja ia refuzon kërkesën

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar sot rastin e ankesës së një nëne që kërkon të njeh djalin e saj biologjik.

Ajshe A. dëshiron të njoftoj/kontaktoj fëmijën e saj të dhënë në adoptim dhe i cili tashmë ka arritur moshën madhore.

Parashtruesja e kërkesës, më 1 mars 2016, në Qendrën për Punë Sociale në kuadër të Komunës së Prishtinës kishte parashtruar kërkesë, përmes së cilës kishte kërkuar që fëmija i saj biologjik i moshës madhore, të cilin e kishte dhënë për birësim në vitin 1989, të njoftohet për ekzistimin e nënës së tij biologjike, dhe  interesimin e saj për ta njoftuar atë.

Qendra për Punë Sociale ishte përgjigjur duke theksuar se nuk ka bazë ligjore për të njoftuar fëmijën e saj biologjik në lidhje me birësimin e tij, dhe se bazuar në Ligjin për Familjen e Kosovës, qasja në informatë në lidhje me prindërit biologjikë i garantohet vetëm fëmijës së adoptuar të moshës madhore në bazë të kërkesës së tij/saj.

Rasti kishte përfunduar në Gjykatën Supreme.

Kjo e fundit  përmes Aktgjykimit të 11 qershorit 2020, këtë kërkesë të parashtrueses së kërkesës gjithashtu e kishte refuzuar si të pabazuar.

Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit të kontestuar kishe vërtetuar konstatimet e Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit dhe kishte përfunduar se të dhënat dhe rrethanat e adoptimit nuk duhet të zbulohen ose të hulumtohen pa pëlqimin e adoptuesit dhe të fëmijës, përveç nëse kjo kërkohet për arsye të veçanta dhe për arsye të interesit publik.

Nëna biologjike më pas ka bërë ankesë edhe në Gjykatën Kushtetuese e cila, përfundimisht ka refuzuar kërkesën e saj duke i dhënë të drejtë Gjykatës Supreme

“Përfundimisht, mbështetur në rrethanat e rastit konkret dhe bazuar edhe në sqarimet e dhëna në Aktgjykimin e publikuar, Gjykata konstatoi se Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme është në pajtueshmëri me (i) nenin 36 [E Drejta e Privatësisë] të Kushtetutës në lidhje me nenin 8 (E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; dhe po ashtu (ii) nenin 31 [E Drejta në Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejtat në proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në fund të njoftimit nga Kushtetuesja.

Arkiva

Kategoritë