Mar, Jan 25, 2022
Banner Top
Banner Top
Aftet në mukozën e gojës- :Pse shfaqen dhe si mund t’i trajtojmë?

Plagëzat në mukozën e gojës janë një problem mjaftë i shpeshtë dhe besdizshëm për shumë prej nesh.

Këto plagëzat në mukozën e gavrës së gojës quhen afta. Më së shpeshti shfaqen nga ana e brendshme e buzëve dhe faqeve, por mund të shfaqen edhe në skaje të gjuhës apo në pjesën e rrënjës së gjuhës.

Dhembin shumë, posaçërisht nëse konsumohet ushqim i nxehtë, i thartë apo me erëza.

Shkaktarët e shfaqjes janë të ndryshëm, ndërsa në disa raste shkaktari nuk mund të zbulohet, trasnmeton netdoktori. Aftat mund të shfaqen tek secili prej nesh, por gratë kanë më shumë gjasa për t‘u prekur prej tyre.

Ndër shkaktarët e njohur të hapjes së plagëzave në gojë janë stresi emocional; rënia e imunitetit; mungesa e disa vitaminave dhe mineraleve në ushqim ( veçanërisht mungesa e hekurit, acidit folik dhe vitaminës B12); cikli menstrual; ndryshimet hormonale; alergjia ndaj ndonjë produkti ushqimor; përdorimi i protezave jo të adaptuara mirë; proceset virale.

Për t’u penguar shfaqja e aftave mund të ndihmojnë preparatet multivitamine.

Në rastin që megjithatë shërimit mund t’i ndihmojë edhe shpëlarja e gojës me tretje të sodës së bikarbonatit apo me çaj sherbele, në barnatore mund të blihen xhele për sanimin e dhembjeve dhe për shërimin e shpejtë.

Aftat nuk kërkojnë ndonjë trajtim të veçantë. Shumica e aftave shërohen për 7 deri në 15 ditë. Në rast se aftat janë të mëdha, atëherë shërimi i tyre mund të zgjasë pak më tepër.

Arkiva

Kategoritë