Numri i të infektuarve me COVID-19 në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 1 milion e 987 mijë.
Gjithsej 1.987.732 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, pasi në 24 orët e fundit janë infektuar edhe 12.468 persona, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.
Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 47.438, me një rritje prej 275 në 24 orët e fundit.
Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 20.241 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.453 dhe Maroku me 4.779.
Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.
Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 751.024 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 293.177 raste dhe Egjipti me 110.767. Deri më tani, 1.668.055 persona të infektuar janë shëruar.