Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
A shëndosheni vërtetë gjatë ciklit menstrual?

Cikli menstrual nuk është thjesht një proces biologjik, por edhe një nga shenjat më të dukshme të mirëfunksionimit të organizmit femëror.

Me cikël të rregullt menstrual nënkuptojmë një cikël që vjen në mënyrë të rregullt periodike një herë në 21 ditë, një herë në 28 ditë ose një herë në 32 ditë. Sigurisht që ditët para dhe gjatë ciklit menstrual nuk janë më të mirat e mundshme pasi shoqërohen me një sërë ndryshimesh si pasojë e çbalancimit hormonal si për shembull dhimbje shpine, gjoksi, luhatje humori, shtim i oreksit etj.

Ky i fundit shoqërohet gjithashtu edhe me frikën e përgjithshme se gjatë ciklit ekziston një probabilitet më i lartë për të shtuar peshë krahasuar me ditët e tjera të muajit. Por, më në fund një lajm i mirë për të gjitha ju të cilat ndiheni më të fryra e të se zakonisht gjatë atyre ditëve.

Hulumtuesit monitoruan gjithë ndryshimet psiko-fizike të 325 grave të moshave 15-25 vjeç për 45 ditë, ose një cikël të plotë menstrual.

Ata studiuan kampionët e pështymës për të parë si ndryshonin nivelet e estradiolit dhe progesteronit dhe vunë re se nuk kishte asnjë ndryshim në peshë. Pra shkoni në heshtje dhe nxirrni menjëherë akulloren nga frigoriferi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë