Ne nuk mendojmë shpesh për shpinën kur jemi të shtrirë në krevat. Por qëndrimi dhe pozicioni në të cilin flemë mund të thotë shumë mbi dhimbjet e shpinës. Kështu, para se të shtriheni për të fjetur ndiqni rekomandimet tona për të shmangur dhimbjet e shpinës.
1. Mbajeni shpinën në një pozicion neutral
Zgjidhni një dyshek i cili ju ndihmon në ruajtjen e një pozicioni neutral gjatë gjumit. Dysheku duhet të ushtroj presion në disa pika të trupit si prapa koke, shpatulla, fund shpinë dhe thembra dhe në varësi të fortësisë së dyshekut, nuk duhet të mbështes kurvaturat e shtyllës kurrizore në qafë dhe në mes.
2. Flini në shpinë
Pozicioni optimal i gjumit është në shpinë. Në këtë mënyrë ju shpërndani peshën e trupit përgjatë sipërfaqes më të madhe të tij, duke minimizuar pikat e ngarkesës dhe duke i siguruar organeve të brendshme vendosjen në një nivel optimal. Pozicioni më i keq i gjumit është përmbys, kjo për shkak të pozicionit të detyruar dhe jo natyral të qafës.
3. Alternoni anët nëse ju pëlqen të flini në anë
Disa evidenca kanë treguar se fjetja gjithmonë në të njëjtën anë, në një dyshek jo të përshtatshëm, mund të kontribuojë në disbalancë muskulore dhe dhimbje. Duke fjetur gjithmonë në të njëjtën anë, ngarkoni pjesën më të rëndë të trupit ndërmjet vitheve dhe shpatullave. Vendosni një jastëk ndërmjet gjunjëve për të mbajtur pelvisin dhe shtyllën kurrizore në një drejtim.
4. Përdorni jastëk
Çfarëdolloj pozicioni të zgjidhni për të fjetur, vendosni jastëkun poshtë kokës ose qafës por jo poshtë shpatullave. Nëse flini në shpinë, kujdesuni që jastëku të mbush hapësirën ndërmjet qafës dhe dyshekut për të ruajtur pozicionin neutral, ashtu siç është ilustruar në figurë. Nëse flini në anë, jastëku duhet të shërbej për ruajtjen e pozicionit neutral të qëndrimit, ashtu siç është ilustruar në figurë.
5. Lloji i trupit tuaj dikton edhe llojin e suportit që ju nevojitet
Nëse vithet tuaja janë më të gjera se beli, një dyshek i butë mund të akomodojë pelvisin duke lejuar shtyllën kurrizore të qëndroj në një pozicion neutral, siç tregohet në figurë. Nëse vithet dhe beli juaj janë në pothuajse në një vijë të drejtë, një dyshek më i fortë do të ishte një zgjedhje më e përshtatshme. /Familja Jone