Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
A mund të ndikojë konsumi i sheqerit në rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit?

Nivelet e larta të sheqerit në gjak shoqërohen me një rrezik në rritje të sëmundjes së Alzheimerit, por mekanizmat specifikë qelizorë pas kësaj lidhjeje janë të paqartë.

Tani, një studim i ri që shikon kanalet e kaliumit (KATP) të ndjeshme ndaj ATP, të cilat rregullojnë aktivitetin e qelizave bazuar në nivelet e energjisë, ka hedhur dritë mbi këtë lidhje, shkruan Medical News Today.

Studiuesit zbuluan se këto kanale janë të pranishme në qeliza të ndryshme të trurit dhe shprehjet e tyre ndryshojnë në sëmundjen e Alzheimerit, duke zbuluar se çaktivizimi i këtyre kanaleve në një model të miut parandaloi rritjen tipike të niveleve të beta-amiloidit dhe formimin e pllakave amiloide të shkaktuara nga sheqeri i lartë në gjak.

Kjo hap rrugën për trajtime të reja të mundshme, që mund të synojnë kanale specifike si një mënyrë e re e trajtimit të sëmundjes.

Dihet se diabeti i tipit 2 rrit gjasat e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer, por arsyet themelore mbeten të paqarta dhe janë subjekt i kërkimeve të vazhdueshme.

Kur nivelet e sheqerit në gjak janë të larta, kjo mund ta bëjë trurin më aktiv dhe të çojë në çlirimin e një substance të quajtur beta-amiloide i cili lidhet me sëmundjen e Alzheimerit.

Tani, shkencëtarët nga Universiteti Wake Forest në Karolinën e Veriut kanë bërë një zbulim të rëndësishëm, duke demonstruar se rritja e konsumit të sheqerit dhe nivelet e ngritura të glukozës në gjak vetëm mund të shkaktojnë akumulimin e pllakës amiloide në tru, e cila është një faktor kontribues në rrezikun e sëmundjës së Alzheimerit.

Studimi i tyre i ri, i publikuar në revistën JCI Insight, ofron njohuri të vlefshme për ndryshimet metabolike të lidhura me diabetin që e bëjnë trurin të ndjeshëm ndaj Alzheimerit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë