Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
A ka metodë të trajtimit për të gjitha llojet e sëmundjeve të mushkërive ? – përgjigjet doktori turk, Dr Yallçin Karakoca

Këtë të diel në emisionin “Familjajonë”, ishte i ftuar Dr Yallçin Karakoca me të cilin u diskutua rreth metodave që ai përdorë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme të mushkërive.

Gjatë intervistës, Dr  Karakoca tregoi më shumë rreth llojeve të sëmundjeve të mushkërive të cilat ai mund t’i trajtojë duke përdorur metodat e tij të cilat janë ndër më të veçantat. Mirëpo, fatkeqësisht sa i përket trajtimit të kancereve në mushkëri nuk ka ende një metodë që ndikon në shërimin e këtij problemi.

Kur e marrim parasysh se edhe mushkëritë i kemi organ të sistemit tonë,  si patologji më të shpeshta që hasim në mushkëri janë kanceret edhe tumoret të cilët shkaktohen nga faktorët e jashtëm, kjo është vetëm një sëmundje që mund t’i prekë mushkëritë, tek pjesa e kancerit ende nuk ka ndonjë metodë që e shëron ”, tha doktori Karakoca.

Por, përkundër kancerit në mushkëri që ende nuk ka metodë që e shëron,  Karakoca ka metodat e tij me të cilat e parandalon përhapjen e kancerit në të gjithë mushkëritë gjë që ndikon në zvogëlimin e rrezikshmërisë për jetë.

Faktori numër një që na dërgon deri tek kanceri i mushkërive është konsumimi i duhanit,  me metodat që janë të doktorit,  qëllimi i tyre është që nëse shfaqet në bronke dhe shkon duke u përhapur, dhe që me preventu kancerin është diagnostifikimi i hershëm. Nëse është përhapur në bronke me metodat të ndryshme p.sh laseri dhe metoden time, pasataj përmes tyre me arritë deri te bronku dhe në mënyrë cilindrike me bo pastrimin e asaj pjese ku qendron masa, në momentin kur e pastrojmë edhe nëseka ndonjë përhapje në pjesë vitale të oragnit ato mund të trajtohen me kemoterapi  por kryesisht qëllimi është që të pastrohet  masa dhe mos me i lënë hapsirë me u përhap më shumë.”, shpjegoi doktori.

Për të mësuar më shumë rreth kancerit të mushkërive dhe metodave që  përdor doktori, ndiqeni intervistën e plotë në faqën zyrtare të familjajonë, në facebook dhe youtube./familjajonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë