Infeksionet e traktit urinar (ITU) janë infeksione bakteriale të këtij trakti, që përfshin uretrën, veshkat, ureterwt dhe fshikzën e urinës.
Simptomat e infeksioneve të traktit urinar mund të jenë:
– Urinim i shpeshtë
– Dhimbje ose djegie gjatë urinimit
– Urinë me erë dhe e turbulltë
– Urinë me ngjyrë rozë, të kuqe, portokalli që tregon praninë e gjakut
– Shtypje ose dhimbje në fund të barkut ose në mes
– Lodhje
– Temperaturë
– Nauze ose të vjella
Edhe pse ITU nuk janë teknikisht sëmundje sekualisht të transmetueshme (SST) ose sëmundje ngjitëse, marrëdhëniet sekuale mund të rrisin riskun për zhvillim të këtyre infeksioneve. Megjithatë, disa SST, si Gonorrhea, Chlamydia dhe Trichomonas mund të prekin traktin urinar dhe të shkaktojnë simptoma të cilat mimetizojnë infeksionet urinare.
A janë infeksionet urinare ngjitësë?
Bakteret përgjegjëse për ITU mund të transmetohen ndërmjet njerëzve. Megjithatë, infeksioni në vetvete nuk është ngjitës. Infeksionet urniare zhvillohen kur mikrobet rriten në traktin urinar.
Infeksionet e rrugëve të sipërme urinare prekin veshkat dhe ureterët, ndërsa infeksionet e traktit të poshtëm urinar prekin fshikzën e urinës dhe uretrën.
Marrdhëniet sekuale rrisin riskun për zhvillim të infeksioneve urinare. Bakteri Escherichia coli (E.Coli), që jeton në zorrë, mund të transferohet nga anusi në uretër gjatë seksit anal, ndërsa seksi vaginal mund të transferojë bakteret e lëkurës në uretër, çka rrit riskun për zhvillim të një infeksioni urinar.
Cilët janë shkaqet e infeksioneve urinare?
Shumica e infeksioneve urinare ndodh kur baktere si E. Coli depërtojnë në traktin urinar. Infeksioni urinar mund të zhvillohet në fshikzën e urinës, uretër ose në ureterë. Nëse një person me infeksion urinar nuk mjekohet, infeksioni mund të zhvendoset në rrugët më të sipërme duke infektuar dhe veshkat.
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST) mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me ato të infeksioneve urinare. Gonorrhea, Chlamydia dhe Trichomoniasis mund të infektojnë uretrën duke shkaktuar një gjendje të quajtur urethritis.
Simptomat e një SST mund të jenë:
– Kruarje dhe djegie të gjenitaleve
– Dhimbje dhe diskomfort gjatë urinimit dhe ejakulimit
– Sekrecione të pazakonta vaginale
Cilët janë faktorët e riskut për infeksionet urinare?
Disa persona kanë risk më të lartë për të zhvilluar infeksione urinare se të tjerë. Faktorët e riskut pwr zhvillim tw infeksioneve urinare janw:
– Të paturit të një jete seksuale aktive
– Femrat janë më të riskuara se meshkujtë
– Gjendje si gurët ne veshka
– Përdorimi i kateterëve urinarë
– Histori e mëparshme me infeksion urinar
– Diabeti
– Çrregullim i sistemit imunitar
Sipas statistikave, rreth 40-60% të femrave zhvillojnë një infeksion urinar gjatë jetës së tyre. Femrat kanë risk më të lartë për infeksione urinare për shkak se uretra e tyre është më e shkurtër se ajo e meshkujve. Për këtë arsye, baktereve ju duhet një kohë më e shkurtër për të prekur dhe pjesët e tjera të traktit urinar.
Si përcaktohet diagnoza?
Mjekët mund të kërkojnë një analizë urine për të diagnostikuar një infeksion urinar. Në analizën e urinës shihet pwr praninë e elementëve të ndryshëm si rruazat e bardha të gjakut por edhe për praninë e baktereve.
Mund të jetë e nevojshme po ashtu edhe kryerja e një kulture urinare, për të identifikuar llojin e bakterit përgjegjës të infeksionit. Gjithashtu, mund të jenë të nevojshme edhe teste të tjera dignostikuese si analiza gjaku, grafi, ekografi dhe MRI.
Si trajtohen infeksionet urinare?
Mjekët kryesisht, përshkruajnë barna si antibiotikë dhe antimikrobialë të tjerë për trajtimin e infeksioneve urinare.
Simptomat e ITU mund të përmirësohen shpejt pas fillimit të trajtimit, e megjithatë, pacientët duhet të përfundojnë gjithë kursin e trajtimit sipas rekonadimit të mjekut.
Procesi i shërimit mund të përshpejtohet nëse pini shumë ujë për të ndihmuar eliminimin e baktereve nga trakti urinar.
Duhet të kontaktoni me mjekun nëse shfaqen simptoma të reja si:
– Dhimbje mesi
– Dhimbje abdominale
– Sekrecione të pazakonta vaginale ose penile
– Temperaturë ose ethe
– Nauze ose të vjella
Si mund të parandalohen?
– Disa këshilla mbi parandalimin e infeksioneve urinare jane:
– Të pini shumë ujë
– Të urinoni sipas nevojës, pa mbajtur gjatë urinën
– Të urinoni para dhe pas seksit
/Familja Jone