Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
A i ndryshon ngjyra e syve foshnjeve?

Ngjyra e syve te foshnjat mund të ndryshojë derisa ai/ajo t’i mbushë një vit jetë.

Përcaktimi i ngjyrës së syve te foshnjat përcaktohet nga melanina. Melanina prodhohet nga qeliza te posacme të ashtuquajtura melanocite.

Melanocitet janë të aktivizuara prej momentit të lindjes së foshnjës deri kur ai/ajo është afër t’i bëjë një vit, periudhë kjo vendimtare kur përcaktohet ngjyra përfundimtare e syve të fëmijës.

Nëse melanocitet sekretojnë (marrin) pak melaninë, fëmija do të ketë sy të kaltër. Nëse melanocitet sekretojnë pak më shumë melaninë, fëmija do të ketë sy të gjelbër ose ngjyrë lajthie.

Në qoftë se melanocitet marrin shumë melaninë, fëmija do të ketë sy të kaftë.

Ngjyra e syve të fëmijës është e varur edhe nga faktori gjenetik, por jo gjithnjë ngjyra e syve të prindërve mund të jetë e njëjta me ngjyrën e syve të fëmijës. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë