Është sëmundje degjenerative e nyjes së kërdhokullës që shkakton dëmtim progresiv të kërcit artikular në kokën e femurit dhe acetabulum.
Shpeshtësia e sëmundjes : rreth 88 raste për 100.000 banorë
Faktorët e rrezikut :
Të modifikueshëm
- Lëndimet traumatike që kanë shtrirje në nyje
- Dobësimi i masës muskulare
- Aktivitetet e rënda punuese dhe sportive që rrisin stresin në nyjen e kërdhokullës
Të pa modifikueshëm
- Gjina femërore > mashkullore
- Mosha ( me rritjen e moshës rritet shpeshtësia )
- Predispozita gjenetike
- Crregullimet zhvillimore dhe të fituara të kërdhokullës si ( displazioni i kërdhokullës, sëmunjda e Perthesit, dëmtimet në zonen e rritjes etj. )
Simptomat : dhimbja që mund të shfaqet ne aktivitet apo në fazat e avancuara edhe në qetësi, calimi gjatë ecjes, kufizim i shkallës së lëvizjes në nyje, insatbiliteti i nyjes etj.
Diagnostikimi : bëhet duke përfshirë të dhënat nga anamneza e pacientit, ekzaminimi klinik duke u plotësuar edhe nga ekzaminimet radiologjike Rentgeni, CT, Rezonanca magnetike etj.
Trajtimi :
- Jo kirurgjik : trajtimi medikamentoz me anitiinflamator josteroid dhe eventual edhe tramadol, përdorimi i mjeteve ndihmëse gjatë ecjes, reduktimi i peshës, terapi fizikale që përfshin edhe programet e edukimit të pacientit si dhe injektimi intraartikular i injeksionve me kortikosteroid.
- Kirurgjik : në shumicën e rasteve në stadet e avansuara të sëmundjes konsiston në vendosjen e protezes totale të kërdhokullës.