Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A duhet t’i lëmë rrobat e lagura në rrobalarëse gjatë natës?

Ndonëse është në rregull të lini rrobat e lagura në rrobalarëse herë pas here gjatë natës, është akoma më mirë të mos krijoni zakon

Rrobat e lagura mund t’i lini në rrobalarëse për maksimum tetë deri në dymbëdhjetë orë, thonë ekspertët nga Instituti i Shkencave të Pëlhurave Whirlpool.

Për freski optimale, do të ishte mirë ta hiqni atë sapo rrobalarësja të përfundojë ciklin e larjes. Megjithatë, nëse nuk jeni në shtëpi ose e keni zënë gjumi para se ajo të mbaronte punën, nuk është fundi i botës.

Nëse rrobat e lagura qëndrojnë më gjatë, veçanërisht në një makinë larëse që nuk është pastruar për disa kohë, mund të marrë një erë të pakëndshme dhe kjo zakonisht shkaktohet nga rritja e baktereve dhe mykut.

Afati i saktë kohor, megjithatë, varet nga faktorë të ndryshëm, nga sa shpesh e pastroni rrobalarësen e deri te lloji i detergjentit të rrobave që përdorni.

Nëse nuk jeni të sigurt nëse rrobat tuaja të lagura kanë qëndruar për një kohë të gjatë, mënyra më e lehtë për të kontrolluar nëse duhet të lahen përsëri është t’i nuhasni ato.

Nëse myku dhe bakteret kanë filluar të zhvillohen në rrobat e lagura, patjetër që do të ndjeni edhe aromën e tyre të athët.

Mënyra e vetme për ta hequr qafe atë është të lani përsëri rrobat. Por nëse vëreni se rrobat e lara kanë një erë të çuditshme, do t’ju duhet t’i lani në rrobalarëse për të hequr mykun dhe bakteret.

Youtube

Arkiva

Kategoritë