Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A duhet të vaksinohen kundër COVID-19 gratë shtatzëna dhe ato që planifikojnë shtatzani? Shpjegon gjinekologia Samire Lutolli

Arritja e vaksinës kundër COVID-19 pa dyshim se ka ngjallur tone optimizmi te të gjithë ne, meqenëse një lajm i tillë paralajmëron se koronavirusit po i shihet fundi.

Megjithatë, një cështje që ka qenë e diskutueshme lidhur me vaksinat ka qenë ajo se a rrezikohen gratë shtatzëna dhe ato që planifikojnë shtatzani në rast të marrjes së vaksinës.

Përmes një postimi në Facebook specialist  gjinekolog- obstetër, Dr. Samire Lutolli, ka theksuar nuk se ka rreziqe reale që tregojnë se vaksina është e dëmshme për gratë shtatzëna.

“FIGO – Shoqata Ndërkombëtare e Gjinekologëve dhe Obstetërve – në deklaratën e saj shkruan:

Nuk ka rreziqe, reale ose teorike që do të tejkalonin përfitimet e vaksinimit për gratë shtatzëna dhe mbështet sigurimin e vaksinimit nga koronavirusi për gratë shtatëzëna dhe gjidhënëse”, theksoi ajo.

Lutolli tutje shpjegoi se i njëjti rekomandim vlen edhe për gratë që planifikojnë shtatzëni.

“Rekomandimi për vaksinim vlen edhe për gratë që planifikojnë një shtatzëni me procedurë të fekondimit in vitro ose për ato që kanë ngelur shtatëzane me anë të IVF. Vaksinimin rekomandohet ta bëjnë të gjitha gratë që planifikojnë shtatëzani”, shtoi tutje ajo

Lutolli nënvizoi po ashtu se, nga 20 mijë gra shtatzëna të vaksinuara nëpër botë, nuk janë raportuar pasoja, kësisoj ajo e sheh vaksinimin si armën e vetme kundër koronavirusit

Youtube

Arkiva

Kategoritë