Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A duhet të ushqehen foshnjat me ujë?

Pediatrit paralajmërojnë prindërit mbi rreziqet e ushqyerjes me ujë të foshnjave që nuk mbushur akoma 6 muaj, pasi mund të ketë pasoja të rënda në shëndetin e tyre.

Foshnjat nuk kanë nevojë për ujë si fëmijët dhe të rriturit, edhe në ditët shumë të nxehta.

Sipas një studimi të publikuar nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit, qumështi i gjirit është mjaftueshëm i pasur në ujë dhe me pak përqendrim të elektroliteve. Prandaj, gjatë gjashtë muajve të parë të lindjes foshnjat mund të qëndrojnë të hidratuar edhe duke u ushqyer vetëm me qumësht gjiri.

Një fakt që prindërit duhet ta dinë: 88% e qumështit të gjirit është ujë. Qumështi i gjirit dhe formula kanë të gjitha lëngjet e nevojshme për bebet.

Nëse një bebe konsumon shumë ujë, mund të rezultojë në intoksikim dhe komplikacione më të rënda, deri në vdekje.

Për gjashtë muajt e parë të lindjes do të ishte mirë që foshnjat t’i marrin kaloritë dhe ujin e nevojshëm nga qumështi i gjirit ose formula për bebe

Youtube

Arkiva

Kategoritë