Shkruan: Dr. Dafina Krasniqi
Nikotina-duhani është një ndër faktorët që afron plakjen.
Duhanpirja ndryshon lëkurën , duke shtuar shumë vite në pamje dhe organizëm.
Konsumimi i duhanit përshpejton procesin natyror të plakjes. Lëkura merr oksigjenin e nevojshem duke dëmtuar kështu rrjedhen e gjakut dhe rrudhat e gojës bëhen më të dukshme.
Njerëzit që pijnë duhan rregullisht kanë qeska të mëdha të syve, fryrje të pjesës së poshtme të syve dhe humbje të elasticitetit të lëkurës.
Duhanpirja kronike largon ushqyesit nga lëkura.
Disa duhanpirës kanë një lëkurë të zbehtë dhe disa të tjerë me njolla te kafta apo te veredha.
Dermatologët thonë se këto luhatje nisin që në moshë të re.Tymi i cigares përmban më shumë se 4,000 substanca kimike dhe shumë prej tyre shkatërrojnë kolagjenin dhe elastinën.
Gjithashtu, lëkura duket jo e shëndoshë, sepse kimikatet nga tymi i duhanit ndikojnë që pejzat elastike të lëkurës më lehtë të pëlcasin,
Kolagjeni dhe elasticiteti këto të dyja i japin lëkurës elasticitet dhe forcë.
Mungesa e tyre shkakton varjen e lëkurës dhe rrudha të thella shume te theksuara. Duhanpirja poashtu shkaktoN humbje të elasticitetit të krahëve dhe gjoksit.
Njollat e moshës qe paraqiten gjate kohes se plakjes baz moshes janë më të theksuara tek një duhanpirës se sa tek një person që nuk pi duhan.
Duhanpirësit kalojnë më shumë kohë në diell sipas studimeve ndaj dëmi në lëkurë është më i madh. Duhanpirësit kanë psoriazë, një sëmundje kronike e lëkurës që prek zonat e gjunjëve, skalpit, duarve, këmbëve dhe bërrylave./Familja Jonë