Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Sindroma e vezoreve policistike-PCOS

Shkruar nga Dr. Merita Emini Sadiku – Endokrinologe Interniste

PCOS është çrregullim endokrinologjik i cili shpesh mbetet i padiagnostikuar ose jo i trajtuar si duhet.
Varësisht në çfarë moshe dhe çfarë preokupimi kanë pacientet edhe qasja ndaj këtij problemi ndryshon. Jo rrallë pacientet me PCOS të moshave të reja përfundojnë vetëm në sallone bukurie duke larguar qimet me laser nga punëtore që nuk kanë fare informacion për sëmundjen
Në moshën reproduktive kur pacientet e kanë problem të mbetet shtatzëna, shpesh ndodhë edhe të bëjnë diagnostikimin e parë në këtë kohë, trajtimi mund të mbetet i mangët nëse nuk njihet mirë si problem nga mjeku pasi është kompleks dhe përfshin çrregullimet hormonale dhe ato metabolike.

Duhet pasur parasysh që PCOS është:

?Shkaktari kryesorë i infertilitetit
?Shoqërohet me çrregullime menstruale si oligo/ amenorre
?Hirsutizëm dhe ose akne 
?Çrregullime metabolike-obezitet, mbipeshë dhe rezistencë insulinike
?Vezore policistike shpesh të pranishme por ka raste kur ato mungojnë
?Rritje e hormoneve androgjenike
?Më vonë, me kalimin e moshës mund të komplikohet me çrregullime të yndyrnave, hipertension, sëmundje të sheqerit dhe çrregullime kardiovaskulare
?Trajtimi është kryesisht endokrinologjik /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë