Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
A është i dëmshëm për shëndetin përdorimi i tepërt i kripës?

Sasia e kripës që hani ka një efekt të drejtpërdrejtë në presionin tuaj të gjakut.

Përdorimi i tepruar i kripës është po aq i dëmshëm sa edhe i sheqerit.. Nëse hani shumë kripë, uji shtesë i ruajtur në trupin tuaj ngre presionin e gjakut. Pra, sa më shumë kripë të hani, aq më i lartë është presioni i gjakut.

Sa më i lartë të jetë presioni i gjakut, aq më e madhe është tendosja në zemrën tuaj, arteriet, veshkat dhe truri. Kjo mund të çojë në sulme në zemër, goditje në tru, çmenduri dhe sëmundje të veshkave.

Nga studimet që janë kryer së fundi ka rezultuar se konsumimi i tepruar i kripës dëmton kujtesën dhe të menduarit, pra ajo ka ndikime të drejtpërdrejta edhe në tru.

Ulja e konsumit të kripës është shumë më tepër sesa të ndalosh veten të shtosh kripë në gatimin tënd ose në tryezë. A e dini se 80% e kripës që hani çdo ditë është “e fshehur” në ushqimet e përpunuara që hani?

Dhe tashmë veçse e dini se çfarë sjell përdorimi i tepërt i saj, andaj kujdes!/Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë