Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Këta janë katër faktorët që ndikojnë në krijimin e miomave te gratë

Deri në 80 përqind e grave mund të përjetojnë problemet që ndërlidhen me miomat në një moment gjatë jetës së tyr

Megjithëse, gratë në shumë raste nuk përjetojnë simptoma, afërsisht 30 përqind do të ketë simptoma që përfshijnë dhimbje dhe presion të legenit, dhimbje shpine dhe dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale.

Ashpërsia e dhimbjes varet nga vendndodhja, madhësia dhe numri i fribromave të pranishme.

Përvec se shkaktojnë dhimbje dhe parehati, miomat mund të shkaktojnë edhe efekte tjera anësore si:

-Anemi (për shkak të humbjes së gjakut gjatë ciklit menstrual)

-Urinim i shpeshtë;

-Sterilitet;

-Gjakderdhje e rëndë menstruale;

-Ndjenjë e ngopjes;

Arsyjet e shpeshta të pranisë së miomave ndërlidhen me faktin e mbipeshës, historisë familjare, fillimit të vonshëm të menopauzës apo edhe fillimi në moshën e re të ciklit menstrual.

Përpos këtyre, ekzistojnë edhe disa faktorë tjerë të cilët ndërlidhen me zhvillimin e miomave, si:

-Mungesa e vitaminës D;

-Konsumimi i qumështit të sojës;

-Konsumimi i alkoolit;

-Mungesa e perimeve dhe frutave në dietën tuaj. / VeryWell Family

Youtube

Arkiva

Kategoritë