Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Afro 9 mijë analiza të realizuara që nga fillimi i vitit në Shërbimin e Mikrobiologjisë Klinike

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka bërë të ditur se nga janari i këtij viti e deri më sot, një javë para se të përmbyllet muaji qershor, në Shërbimin e Mikrobiologjisë Klinike të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës janë realizuar 8 mijë e 876 analiza.

Po ashtu, për të njëjtën periudhë, vitin e kaluar janë bërë 4 mijë e 778 analiza mikrobiologjike.

Sipas raportit të punës, gjatë 6 muajve të parë të vitit 2022 janë mbledhur 7 mijë e 557 mostra për analizë mikrobiologjike dhe janë kryer 1 mijë e 319 testime serologjike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë