Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Sa faktorë duhet të përmbajë kremi për mbrojtje nga dielli dhe kur duhet ta përdorim atë ? –  tregon dr. Shkendije Dobruna

Këtë të shtunë në emisionin Familja jonë, ishte e ftuar dr. Shkendije Dobruna me të cilën u diskutua rreth kujdesit që duhet të kemi për lëkurën tani gjatë ditëve me diell.

Dr. Shkendije Dobruna tregoi që lëkura ka nevojë të mbrohet gjatë gjithë vitit me krema mbrojtës, kjo sepse edhe gjatë dimrit rrezet UVA dëprtojnë në lëkurë dhe mund ta dëmtojnë atë.

“Dëmtimi i lëkurës nga dielli ndodhë gjithë vitin sepse nga muaji tetor deri në muajin prill janë prezente rrezet UVA të cilat dëpërtojnë thell në lëkurë dhe e dëmtojnë atë, ato depërtojnë edhe në ditët me re, ato dëpërtojnë edhe në xhama, dmth janë të ekspozuara vazhdimisht edhe gjatë dimrit pjesët të zbuluara të trupit depertojnë ato rreze, gjatë gjithë vitit duhet të përdorim krem kundër diellit”, tha Dobruna

Ndërkaq sa i përket faktorëve që duhet të përmbajnë kremrat kundër rrezeve të diellit, Dobruna tha se kjo varet nga lloji i lëkurës që kemi.

” Faktorët në krem vare nga tipi i fytyrës, lëkura më e bardhë e cila vështirë nxihet duhet të përdorë krem me 50 faktorë e më shumë, ndërsa lëkura që ka ngjyrë minimun 30 faktorë”, tregoi ajo.

Për të mësuar më shumë se si të kujdesimi për lëkurën nëse na është digjur nga dielli dhe shumë këshillave për lëkurën, ndiqeni intervistën e plot në facebook ose youtube në faqen zyrtare të Familjajonë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë