Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Toptha me fëstëk, badem dhe kakao

Për përgatitje të kësaj ëmbëlsire të shëndetshme do t’ju nevojiten 15 minuta, plus 4 orë mbajtje në frigorifer.

Përbërësit:

– 1 filxhan e gjysmë kokrra tërshëre,
– 1 filxhan gjalpë bademi,
– 1/3 filxhan fara chia,
– 1 lugë + një lugë kakao pluhur të paëmbëlsuar,
– ¼ filxhan fëstëk të grirë,
– lugë ekstrakt vanilje.

Përgatitja:

Në një enë të madhësisë së mesme qitni kokrrat e tërshërës, gjalpin e bademit, farërat chia, 1 lugë kakao pluhur, ekstraktin e vaniljes dhe përzieni derisa të homogjenizohen.

Merrni copë të vogla të përbërjes së përgatitur dhe me dorë formoni topthat, pastaj vendosni në letër për pjekje, e cila duhet të jetë e vendosur në fund të enës plastike me kapak.

Sipër topthave qitni mbetjen e kakaos pluhur.

Futni në frigorifer apo në frigorifer me ngrirje të thellë 4 orë apo gjatë tërë natës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë