Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Sot, Dita Botërore e zjarrfikësve

4 Maji, është ditë e shënuar e shërbimit të zjarrfikësve, ku shtetet organizojnë aktivitete të ndryshme solemne në shenjë të respektit për punën dhe sakrificat që bëjnë zjarrfikësit për t’iu dalë në ndihmë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë emergjente në raste të ndryshme.

Në këtë ditë të shënuar ndërkombëtare në shtetet e tyre ku veprojnë, zjarrfikësit vizitohen nga institucionet dhe mekanizmat shtetërorë, duke i nderuar me mirënjohje, falënderime, por gjithashtu zjarrfikësit demonstrojnë shkathtësitë profesionale që dëshmojnë gatishmërinë emergjente për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në çdo moment.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, kryetari i Prishtinës Përparim Rama do të vizitojë Brigadën e Zjarrfikësve në kryeqytet.

Dita botërore e zjarrfikësve shënohet çdo 4 maj, e themeluar në vitin 1999 pas vdekjes së pesë zjarrfikësve në një zjarr në Australi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë