Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
QKUK: Mjekët riaftësojnë dorën pacientit, pas aksidentit që pësoi

Mjekët dhe infermierët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë shpëtuar dorën  e një pacienti nga Suhareka, i cili kishte pësuar lëndim të rëndë të krahut (gjymtyrës) së sipërme të majtë.

Pacienti fillimisht ishte sjellë nga Suhareka në Klinikën Emergjente ku kishte marrë ndihmën emergjente mjekësore nga mjekët dhe stafi infermieror i Klinikës Emergjente.

Më pastaj, ekipi kujdestar i mjekëve në përbërje të kirurgut vaskular, anesteziologut, kirurgëve plastik dhe stafit infermieror hynë në  operacion delikat që kishte zgjatur me orë të tëra.

Ekipi  mjekësor arrit ta riaftësoi gjymtyrën – krahun e  pacientit, i cili tani  ka dorën e gjallë, me vaskularizim, të inervuar dhe të lëvizshme.

Pacienti kishte ardhur me të gjitha sistemet (sistemi neurovaskular, i muskulor dhe ai i tetivave)  të shkëputura nga vazhdimësia, me një defekt të madh të lëkurës.

Ndërsa, lëndimi  i strukturave ishte në nyjen radiokarpale (kyçi i dorës) aty ku edhe kalibri i enëve të gjakut është milimetrik, e të cilat  fillojnë të futen në shuplakë dhe kjo e vështirësoi në masë të madhe shpëtimin e ekstremitetit tek pacienti, por rrezikoi  dhe jetën e tij.

Lëndimet e tilla – amputimet traumatike, në literaturë janë​ të shoqëruara me shkallë të vdekshmërisë prej 72%, ndërsa humbjet e ekstremiteteve janë me përqindje të lartë, mbi 90%.

Youtube

Arkiva

Kategoritë