Pre, Mar 22, 2024
Banner Top
Banner Top
Një person në Prishtinë dhe një tjetër në Drenas gjenden pa shenja jete

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste, një në Prishtinë dhe tjetra në Drenas, ku janë gjetur pa shenja jete dy persona.

Trupat e dy personave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq, nga Spitali i Gjakovës është raportuar se është sjell pa shenja jete një person.

Raporti i Policisë së Kosovës

Rr.Tring Ismajli, Prishtinë,  25.03.2022 – NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Gllogoc, 25.03.2022 – 17:55. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Fsh. Rogovë, Gjakovë, 25.03.2022 – 19:10. Nga Spitali i Gjakovës është raportuar se pa shenja jete është sjell viktima mashkull  kosovar. Njësit përkatëse janë duke hetuar rastin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë