Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Promovohet libri “Teoria dhe Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm” i Dr. Fitim Uka

Në ambientet e sallës së kuqe tek “Pallati i Rinisë”, të hënën me datë 21 mars 2022, u promovua libri “Teoria dhe Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm”, i Dr Fitim Ukës.

Gjatë kësaj ngjarjeje u zhvillua një prezantim i veçantë i terapisë së kohezionit të brendshëm dhe kishte vlerësime të profesionistëve vendorë dhe ndërkombëtarë sa i përket kontributit të ri shkencor të Dr. Fitim Uka.

Në këtë libër autori tenton që lexuesve apo terapistëve të tashëm dhe të ardhshëm t’ua shpjegojë natyrën njerëzore, psikopatologjinë dhe trajtimin e saj.

Më poshtë janë disa nga vlerësimet e bëra nga lexues të librit:

Biografi e shkurtë për autorin:

Fitim Uka është doktor shkence i psikologjisë në Universitetin e Freiburgut dhe postdoktor i Universitetit të Illinois në Chicago të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës.

Dr. Uka ushtron profesionin e psikologut klinik tash e 13 vjet dhe së fundmi ka krijuar një qasje të re terapeutike: Teoria dhe Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm. Që nga viti 2013, Dr. Uka ka ushtruar detyrën e ligjëruesit në Universitetin e Prishtinës, Departamentin e Psikologjisë si dhe ka punuar në disa institucione tjera publike dhe private të arsimit të lartë. Doktor Uka është themelues i Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore dhe revistës psikologjike “Psika”. Për më shumë ai numëron dhjetëra publikime dhe prezantime shkencore në konferenca ndërkombëtare.

Aktualisht ai udhëheq Klinikën “Empatia”, ku praktikon psikoterapinë e kohezionit të brendshëm.

Youtube

Arkiva

Kategoritë