Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
A dini si t’i lani atletet? Kur lejohen në rrobalarëse dhe kur jo

Aq të bukura sa janë, aq edhe na mundojnë për t`i pastruar

Para se t’i lani, hiqni lidhëset dhe hiqni papastërtitë, baltën, gjethet…

Asnjëherë mos i lani atletet vetëm në kazan pasi ato kërcejnë dhe godasin. I lani në 30 gradë.

Atletet prej lëkure apo kamoshi (antilop) nuk futen në rrobalarëse, pasi ekziston rreziku i lartë i dëmtimit. Por këpucët prej kanavace, pambuku apo xhinsi nuk janë problem, transmeton Telegrafi.

Si t’i lani atletet në rrobalarëse

Fillimisht duhet të hiqni lidhëset nga të dy atletet dhe, nëse është e nevojshme, edhe shtrojat. Lidhëset mund t’i vendosni në një qese për larje delikate së bashku me çorape.

Më pas përdorni një furçë këpucësh për të hequr papastërtitë, baltën, gjethet dhe gjithçka tjetër.

Vendosini atletet në rrobalarëse, në një këllëf jastëku ose në një çantë për larje rrobash delikate.

Këshillë – mos i lani asnjëherë të vetme, sepse do të godasin në kazan të rrobalarëses, por shtoni dy ose tre peshqir.

Që atletet të mos dëmtohen, sigurohuni të përdorni rrjetën për larje. Këto rrjeta poliester do t’i mbrojnë ato dhe lidhëset nuk do të humbasin në rrobalarëse.

Kur lani atletet në rrobalarëse, duhet zgjedhur programin për larje delikate, në temperaturë të ulët (mundësisht në 30 gradë), shkruan LifeHack.

Pas larjes, mos i vendosni në tharëse ose shumë afër burimit të nxehtësisë, pasi ngjitësi mund të dëmtohet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë