Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Studentët e Fakultetit Juridik fitojnë garën rajonale në Bosne e Hercegovinë

Ekipi i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në garën Willem C. International Arbitration Moot ka fituar vendin e parë në garën rajonale, si paragarë në përgatitje për garën kryesore që do të mbahet në Vienë. Për më tepër, studenti Lekë Morina është shpallur folësi më i mirë i gjithë garës, në mesin e më shume se 60 folësve të tjerë.

Sipas njoftimit nga Fakulteti Juridik në Prishtinë, ekipi fitues përbëhet nga Art Sylaj, Dior Zhuri, Ernesa Shala, Lekë Morina dhe Morea Salihu, si dhe trajnohen nga Prof. Ass. Donikë Qerimi dhe Lyra Çela, Doktorante në Programin e së Drejtës Ndërkombëtare, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

“Para-gara e Zenicës, që u mbajt në Sarajevë dhe Zenicë të Bosne dhe Hercegovinës, është njëra nga para-garat më të fuqishme në Evropë, me konkurrencë të skajshme të ekipeve më të fuqishme të rajonit. Suksesi i studentëve në këtë paragarë është indikator i mirë i suksesit të tyre të deritanishëm, por edhe suksesit që pritet ta tregojnë ata në paragarat tjera dhe në garën kryesore në Vienë, në muajin prill”, thuhet më tutje në njoftim

Po ashtu, Fakulteti Juridik ka falenderuar për mbështjetjen e ofruardhe për pjesëmarrjen në këtë garë Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Programin për Zhvillimin e të Drejtës Kontraktore (Contract Law Development Programme).

Youtube

Arkiva

Kategoritë