Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Fëmijët e Down Sindrome Kosova vizitojnë Ministrinë e Mbrojtjes

Gjatë orëve të hershme të së premtës, fëmijët nga Doën Syndrome Kosova e kanë vizituar Ministrinë e Shëndetësisë, së bashku me të parin e këtij dikasteri, Armend Mehaj.

Ky i fundit u shpreh i lumtur për vizitën, ndërsa këtë ditë e cilësoi si më të mirat.

“Sot pata një nga ditët më të mira, kur së bashku me engjëjt tanë nga Down Syndrome Kosova, u bëmë bashkë në kazermë me ushtarakët e ushtaraket tona. Luajtëm bashkë, vallëzuam bashkë, kënduam e pikturuam së bashku dhe në fund edhe drekuam bashkë. Pikturat dhe performanca e tyre u shkëmbyen me mirënjohje të merituar për secilin”, thotë ai.

Mehaj ka shtuar tutje se “engjëjt tanë nga Down Syndrome Kosova na tregojnë gjithmonë se jeta është shumë më e madhe se vetja dhe na mësojnë kuptimin e vërtetë të dashurisë së pakushtëzuar”.

“Një nga gjërat që mësojmë çdo herë kur jemi mes këtyre engjëjve, është që të besojmë se ne, të gjithë ne, komunikojmë në heshtje, në energji e në dashuri që del nga zemrat tona. Kjo është dashuria për njëri-tjetrin pa dallim. Kjo është forca jonë e brendshme e cila në sinergji nuk ka asgjë që e mposhtë”, ka shtuar tutje ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë