Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Përfundon një operacion i komplikuar në QKUK, i shpëtohet jeta 55 vjeçarit

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është kryer një operacion i komplikuar, dhe i është shpëtuar jeta një 55 vjeçari të therrur me thikë.

“Pacienti i therurr me thikë në shpinë kishte pësuar lëndim të Aortës së gjoksit, kurse pas mobilizimit të ekipeve kujdestare dhe operacionit që ka zgjatur disa orë është arritur të shpëtohet jetaq ë po rrezikohej çdo moment.Përveç lëndimit të Aortës së gjoksit kishte dhe dëmtimi të pjeserishëm të palcës së kurrizit.”, thuhet në njoftim.

Sipas ShSKUK kjo është hera e parë që kryhet ky lloj i intevenimit të rëndë.

“Operacioni ishte shumë kompleks dhe është kryer me sukses të plotë. Lëndimet e tilla në shumicën e rasteve janë fatale për pacientin”, thuhet më tutje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë