Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Sa gazra në ditë janë normale? Dy shprehi të këqija që shpesh ju bëjnë të keni këtë problem

Gazrat janë një nga temat më të pakëndshme kur bëhet fjalë për sistemin tonë tretës, por duhet të jemi të vetëdijshëm se ato janë një dukuri krejtësisht normale dhe shenjë e një sistemi tretës të shëndetshëm

Si të zvogëlohet ky fenomen?

Statistikat thonë se një person mesatarisht lëshon gazra 14 deri në 23 herë në ditë.

Kjo tingëllon si shumë, por duhet të dini se ne nuk i vërejmë shumicën e gazrave, kështu që ky numër nuk është i frikshëm, transmeton Telegrafi.

Pjesa më e madhe e gazrave që nxirrni është në fakt ajri që gëlltisni gjatë një vakti. Nuk mund të ndaloni apo zhdukni gazrat, por mund të ndikoni në frekuencën e tyre me shprehi të caktuara.

1. Hani më ngadalë

Kur hani shpejt, ju gëlltisni më shumë ajër në të njëjtën kohë, gjë që shkakton gazra. Mënyra më e lehtë për ta shmangur këtë është të ndaloni së ngrëni me nxitim ose duke bërë diçka. Merrni kohë të mjaftueshme për drekë dhe përqendrohuni te ushqimi.

2. Çamçakëzi

Nëse ju pëlqen të përtypni çamçakëz, dijeni se po futni sërish shumë ajër në trupin tuaj, ndaj zëvendësojini ato me disa bonbone freskuese që nuk keni nevojë t’i përtypni.

3. Shmangni birrën dhe pijet me gaz

Disa flluska nga këto pije do të kalojnë përmes sistemit tuaj të tretjes dhe do të shkaktojnë gazra. Provoni të pini çaj, ujë, verë dhe lëngje natyrale në vend të këtyre pijeve.

4. Pini probiotikë

Ne e dimë se ka baktere të dobishme në trupin tonë që na ndihmojnë të tretemi. Probiotikët i përmbajnë ato dhe shumë njerëz i pinë për të ndihmuar në tretjen e ushqimit dhe për të reduktuar ndjenjën e fryrjes.

5. Trajtoni kapsllëkun

Kapsllëku është ndjesi se kalimi i jashtëqitjes është më i vështirë se zakonisht, dhe kjo mund të ndodhë për disa arsye. Kur zorrët zbrazen kaq rrallë, krijohen gazra që duhet të nxjerrim jashtë. Hani më shumë fruta dhe perime dhe pini shumë ujë. /Telegrafi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë