Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Koha më e mirë për pompa

Më shumë pompa, muskuj më të mirë të barkut

Nëse pompat i bëni në palestër, atëherë nga fundi i treningut është koha më e mirë për to.

Natyrisht, nuk do të bëni numër maksimal dhe aq sa realisht mundeni, duke pasur parasysh që keni bërë ushtrime të tjera të mundimshme, mirëpo kjo është mënyra e shkëlqyeshme që të rrumbullakoni treningun cilësor.

Nëse i bëni jashtë treningut në palestër, mëngjesi është koha e shkëlqyeshme, mirëpo assesi menjëherë as zgjimit, sepse fjala është për ushtrime të mundimshme për të cilat organizmi duhet patjetër të përgatitet.

Pra, lëvizje të lehta, pak vrapim dhe pastaj fillojani, transmeton Telegrafi.

Në mbrëmje, drejtpërdrejt para se të shkoni në gjumë, gjithashtu mund t’i bëni disa seri cilësore që të përfundoni ditën në mënyrën më të mirë.

Pushimi pas disa dhjetëra pompave është i obligueshëm dhe shumë i rëndësishëm.

Më shumë pompa, muskuj më të mirë të barkut

Pompat, gjithashtu, ndikojnë në muskujt bërthamë, jo vetëm në muskujt e gjoksit dhe të duarve.

Mënyra në të cilën i bëni pompat dhe rezultatet të cilat i përftoni, do t’ju japin të dhëna të sakta se a i bëni drejt dhe a do të shtoni peshë më shumë apo më pak me kalimin në moshë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë