Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë, njëri nga ta i armatosur

Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer grabitje në një market.

Sipas Policisë, te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një revole e tipit TT.

Në raportin e Policisë është thënë se të dyshuarit kanë tentuar të kryejnë grabitjen nën kërcënimin e kësaj arme.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tahir Zemaj” rreth orës 11:00.

“Sot, rreth orës 11:00, është raportuar për një tentim grabitje në një market në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë, ku dy persona të dyshuar kanë tentuar të kryejnë një grabitje nën kërcënimin e armës”, ka thënë Policia.

Të dyshuarit A.A. dhe U.A., me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë