Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Policia e Kosovës identifikon 3 certifikata false të vaksinimit të Covid

Policia kufitare e Kosovës ka identifikuar tri raste të falsifikimit të certifikatave të vaksinimit të Covid-19.

“Me datë 25.01.2022, gjatë orëve të pasdites Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht zyrtarët policor nga Stacioni policor kufitar Hani Elezit gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në intervale të ndryshme kohore në linjën hyrëse kanë hasur në tri raste, ku gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumentacioneve të identifikimit, tre personave të dyshuar iu janë gjetur çertifikata të vaksinimit të Covid-19, që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Lidhur me rastet është kontaktuar prokurori i shtetit dhe janë iniciuar lëndët për “falsifikim të dokumentit”, për procedim të rregullt të rasteve sipas procedurave të mëtejme ligjore”, njofton Policia.

Youtube

Arkiva

Kategoritë