Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Shtrirja është e mirë, por mos e bëni këtë gabim dhe të bëni më shumë dëm sesa dobi

Shawn M. Arent, një kineziolog në Universitetin e Karolinës Jugore (SHBA) i përgjigjet kësaj pyetjeje

“Shtrirja nuk është e keqe. Është e mirë, por duhet bërë pas stërvitjes”, thotë Arent.

Pse nuk duhet të shtriheni para stërvitjes?

“Të gjitha këto pohime që do të lëndoheni, nëse nuk bëni shtrirje para stërvitjes, janë thjesht një mit. Ajo që duhet bërë para stërvitjes është ngrohja, jo shtrirja. E kam fjalën për shtrirje statike”, shton Arent, transmeton Telegrafi.

Profesori paralajmëron se nuk duhet të shtrini kurrë një muskul të ftohtë dhe shpjegon se do të ishte njësoj sikur të vendosni një gomë të vogël elastike në frigorifer dhe më pas të përpiqeni ta shtrini atë. Pas vetëm pak çastesh goma do të pëlcasë.

depositphotos

“Nëse vërtet dëshironi të shtriheni përpara stërvitjes, bëni shtrirje dinamike. Kjo nuk është me të vërtetë një shtrirje e vërtetë, por një ngrohje dinamike. Për shembull, nëse trajnimi juaj përfshin ngritjen e shtangave, ngrohja dinamike do të ishte e ngjashme me ngritjen e shtangave më të lehta në fillim të stërvitjes suaj, “thotë Arent.

Shtrirja kronike në fund të një stërvitje rrit aftësinë tuaj për të mbrojtur veten nga lëndimet, sepse zvogëlon shumicën e faktorëve të rrezikut në të njëjtën kohë.

“Në këtë mënyrë do të keni një gamë më të mirë lëvizjeje, do të jeni më fleksibël, do të keni më shumë fleksibilitet të tendinëve. Të gjitha këto janë gjëra pozitive”, përfundon Arendt.

Youtube

Arkiva

Kategoritë